Haklaj: Berisha nuk është as shoqatë, kërkon koalicion me Dukën dhe Metën që janë të majtë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Azgan Haklaj, ish-deputeti i PD-së u shpreh se Berisha kërkon koalicion, që nuk është as shoqatë.

Ai tha se Berisha tashmë po i kërkon koalicion Agron Dukës që është i majtë dhe Partisë së Lirisë që është e majtë.

Haklaj: Berisha kërkon koalicion, që nuk është as shoqatë. I kërkon koalicion Agron Dukës që është i majtë, Partisë së Lirisë që është e majtë. Ka edhe revolucionarin Nard Ndokën, që në vitin 2011 ka qenë në krah të Ramës me hu në dorë kundër Berishës.

Pastaj ka aleancë me Vangjel Dulen. Kemi masakrën e Peshkëpisë, ndërsa Fredi Beleri tashmë është kandidat i Berishës. I ka ngel pa thirrur edhe këtë Karamelon që ka kërkuar që të jetë Korça minoritet. Ta thërrasë edhe këtë.