Këlliçi: Nuk jap premtime që nuk i mbaj, uji problemi më i madh në Tiranë, nuk e premtoj 24 orë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Belind Këlliçi, kandidat për bashkinë e Tiranës u shpreh se do ta dedikoj gjithë vëmendjen tek qytetarët e Tiranës.

Ai tha se nuk është sharlatan dhe të jap premtime që nuk i mbaj dot, duke përmendur ujin e pijshëm, për të cilën tha se edhe për 4 vitet e ardhme nuk e premton 24 orë.

Këlliçi: Unë do ta dediko gjithë vëmendjen time tek qytetarët. Problemi më i madh që ka Tiranë, turp më vjen që ta them, por është uji i pijshëm. Banorët anohen se nuk kanë ujë  edhe pse është një premtim që bëhet këto 30 vite.

Unë nuk jam sharlatan dhe të jap premtime që nuk i mbaj dot. Po i bëj dëgjimet dhe po i mbaj shënim dhe do të vijmë në një moment të dytë dhe do të shpalos një program. Nuk besoj se do të them se në 4 vitet e ardhshme që do të kenë 24 ujë. Nuk besoj me ato që kam konsultuar me ekspertët.