Gurra: Problemet që ka pasur Tirana në vitin 2015 janë edhe sot, uji, taksat, ndotja dhe trafiku
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Hysni Gurra, analist u shpreh se politikanët në pragfushatë premtojnë urë edhe aty ku nuk ka lumë.
Ai tha se problemet që ka pasur Tirana në vitin 2015 janë edhe sot; uji i pijshëm taksat, ndotja, trafiku dhe kostoja e shtrenjtë e jetës.
Gurra: Politikanët në pragfushatë premtojnë urë edhe aty ku nuk ka lumë. Prandaj edhe kandidati përballë Këlliçit është një politikan i tillë. Retorika e Belindit më duket shumë e frenuar në premtime. E tha për ujin e pijshëm duke mos dhënë një zgjidhë pa ekspertët.
Problemet që ka pasur Tirana në vitin 2015 janë edhe sot; uji i pijshëm taksat, ndotja, trafiku dhe kostoja e shtrenjtë e jetës. Në tiranë një çift i ri nuk blen dot një shtëpi për 200 vite. Ne njohim Tiranën ne unazës së vogël, ndërkohë që kryetari i bashkisë vetëm monton kronikat gati.
