Kapllanaj kërkon garë me kandidatin e Berishës: Tërhiqem nga Mallakastra nëse demokratët zgjedhin atë
Agron Kapllanaj ishte kandidati i parë nga PD zyrtare që shpalli kandidaturën për bashkinë e Mallakstrës.
Një ditë më parë u prezantua edhe kundërshtari i tij brenda llojit, kandidati i zotit Berisha.
Për Ora News me gazetarin Everest Dedaj ai tha se është gati të tërhiqet nga gara nëse të dy i nënshtrohen një procesi gare dhe demokratët zgjedhin Resmi Shanon si fitues.
Të kundërtën pretendon dhe nga kandidati tjetër.
Kapllanaj: Jam gati të sakrifikohem përt të fituar bashkinë Mallakastër. Nëse demokratët dhe qytetarët mallakastriotë që janë në mbështetje të PD mendojnë se kandidatura që ka dalë nga primaret është kandidatura më e mrë dhe fituese me 14 maj që në këtë moment deklaroj dorëheqjen time dhe vihem në dispozicion të mbështes kandidaturën tjetër që edhe ai është një demokrat pavarësisht se përfaqëson foltoren.
Jam i gatshëm ta bëj këtë sakrificë por përmes një procesi ku unë të jem kandidatura e dytë pas asaj që ka dalë nga primaret dhe të më thonë demokratët duhet të largohesh se ky është më i mirë dhe fiton bashkinë e Mallakstrës. Kandidati tjetër duhet të bëjë të njëjtën gjë.
