Një 6 mars i dytë me 14 maj? Kapllanaj: E ka në dorë Berisha! Nëse do ai, do të ndodhë

Ndërsa PD duket se po shkon drejt përsëritjes së një 6 marsi të dytë, Agron Kapllanaj thotë se parandalimin e kësaj e ka në dorë vetëm një njeri: Sali Berisha.

Për Ora News ai tha se Berisha duhet të ulet me grupin e Alibeaj dhe të ngrejnë grupe pune për të shkuar me kandidat të përbashkët në 61 bashkitë.

Në të kundërt, ai thotë se 6 marsi  është i pashmangshëm.

Kapllanaj: Që të mos ndodhë 6 marsi në dorë e ka vetëm Sali Berisha. Nëse Berisha e do një 6 mars të dytë kjo do të ndodhë. Fatkeqësisht përfitues është PS. Uroj dhe shpresoj të mos ndodhë, Berisha të ulet, të pranojë atë grup pune që kemi caktuar, dhe ai të ngrejë një grup pune dhe brenda 2-3 ditësh të gjendet një gjuhë e përbashkët dhe ne dalim me kandidatë të vetëm në çdo bashki. Ndryshe 6 marsi është i pashmangshëm.