Baçi: Sot Celibashi provoi Bashën, do të ishte turpërim nëse do të regjistron Alibashën në zgjedhje

Në një intervistë për RTV Ora, deputeti demokrat Luan Baçi u shpreh se Gjykata e Apelit nuk ka dhënë një vendim të formës së prerë, por e ka kthyer në shkallën e parë çëhstjen e vulës.

Ai tha se për regjistrimin e PD-së së Berishës Celibashi e ka një precedent më herët në 2021 ku është regjistruar Bindja Demokratike pa u bërë zbardhja fare.

Baçi: Gjykata e Apelit nuk ka dhënë një vendim të formës së prerë, por e ka kthyer në shkallën e parë për ta rishqyrtuar dhe nuk ka zbardhur se çfarë problemi juridik ka pasur aty që është rikthyer. Nëse do të ishte serioze apeli do ta gjykonte çështjen në themel dhe do t andante atë punë. Janë të vënë nën presion dhe të mjeruar me kokën poshtë. Në fakt Celibashi e ka një precedent më herët në 2021 ku është regjistruar Bindja Demokratike pa u bërë zbardhja fare.

Sot ai provokoi Bashës duke e poshtëruar duke bërë që ai të kthehej, por ai nuk reagoi dhe i shkoi me një dokument të firmosur. Tashmë do të jetë poshtërim publik për Celibashin nëse regjistron Alibashën me ato dokumente, pa çuar kërkesën e re dhe kjo do të jete një turpërim për KQZ-në. Për regjistrimi ne PD-së ne gjithmonë kemi gjetur hapësirat që të mos e lëmë bosh fushën.