Baçi: Basha e Alibeaj mercenarë të Ramës, Yuri Kim po ndërhyn në PD, ne do fitojmë zgjedhjet

Në një intervistë për RTV Ora, deputeti demokrat Luan Baçi u shpreh se Rama është skenaristi i situatën në PD me dy deputetë tashmë të dalë hapur mercenarë të tij, Basha dhe Alibasha.

Ai tha se e sheh me keqardhje që zonja Kim nuk ndalon dhe doli në pah duke ndikuar në një histori që do të përfundojë si duan demokratët dhe shqiptarët.

Baçi: Në gjithë këtë komedi kanë futur duart të gjithë, Rama që është skenaristi, me dy deputetë tashmë të dalë hapur mercenarë të tij, Basha dhe Alibasha. Po ashtu edhe ambasadorët nuk shprehen. E shoh me keqardhje që zonja Kim nuk ndalon dhe doli në pah duke ndikuar në një histori që do të përfundojë si duan demokratët dhe shqiptarët. Nuk mund të detyrosh mijëra shqiptarë se kë duan të kenë kryetarin e tyre apo kë do të votojnë në zgjedhje. Kanë nxjerrë artifica nga më të ndryshmet ligjore. Po i bien në qafë qytetarit dhe vullnetit të tij në atë që duhet të zgjedhë.

Në se do të zbatohej ligji dy mercenarë nuk do të merreshin parasysh, por kjo ndodh sepse janë rakorduar me institucionet dhe në bashkëpunim me Ramën, me ndërhyrjen e tij. Duan që ta ndalojnë sa më shumë PD-në. E bënë PD-në në vitin 2019, por e bënë sepse ne besuam se ishte zgjidhja më e mirë, por ajo ishte një marrëveshje e tyre për t’ia lënë pushtetin Ramës. Rama është i frikësuar dhe i trembur sepse do t’i humbasë zgjedhjet në të gjitha bashkitë e vendit.