Gjokutaj: Basha e Alibeaj të gjejnë një hoxhë që t’i marrë përsipër të ndërmjetësojë me KQZ-në për regjistrim

Avokati i njohur Genc Gjokutaj ka reaguar lidhur me vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor, duke njohur Lulzim Bashën si kryetar të PD.

Por pavarësisht kësaj, vendimi i kryekomisionerit Ilirjan Celibashi ishte tepër i qartë, teksa tha se ligji parashikon se nëse nuk do të depozitohet kjo deklaratë për regjistrim e firmosur nga Basha, vendimi i KQZ-së do të jetë që të mos regjistrojë në zgjedhje PD-në.

“Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj së pari duhet të sqarojnë njëri-tjetrin se kush është Kryetari, sipas tyre!

Pasi ta kenë kryer ketë procedurë, ata duhet të bëjnë inventarin dhe njoftojnë opinionin publik se kush janë nënkryetarët e “partisë” së tyre, a ekziston Keshilli Kombëtar i forcës politike që pretendojnë se drejtojnë!

Mandej t’ju thonë njerëzve që a munden ta mbledhin një Kuvend të Partisë!

Pasi të kenë kryer këto shërbesa të gjejnë një Hoxhë që t’i marrë përsipër të ndërmjetësojë me KQZ-në për regjistrim!”, shprehet avokati Genc Gjokutaj.