"Gërdeci" Shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu

Gjykata e Posaçme shtyu për më 23 mars seancën paraprake për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun, i akuzuar për tragjedinë e Gërdecit.

Shkak për shtyrjen u bë mosparaqitja e prokurorëve, të cilët ndodheshin me shërbim jashtë vendit.

Vetë ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, nuk ishte i pranishëm në seancë por në gjykatë u paraqitën dy mbrojtësit e tij ligjorë Ardian Visha dhe Henrik Ligori.

Pala e dëmtuar përfaqësohej nga Feruzan Durda dhe Zamira Durda së bashku me avokatin Dorjan Matlija, i cili vlerësoi faktin se drejtësia po e shqyrton më në fund dosjen "Gërdeci".

"Të kesh besim apo jo tek drejtësia nuk është gjëja më e rëndësishme.Gjëja më e rëndësishme është që çështja ju shtrua drejtësië në dorë si fillim. Kaluam nga një epokë ku kjo çështje nuk gjykohej fare, në një epokë tjetër ku çështja mund të gjykohet".

Zamira Durda, e cila humbi djalin e saj kërkoi nga Gjykata e Posaçme vetëm drejtësi.

"Të vendoset drejtësia dhe të më japin përgjigje pse djali nuk jeton."

Fatmir Mediu u mor i pandehur për dy vepra penale shpërdorim i detyrës dhe bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Ish-Ministri i ka mohuar akuzat, duke i cilësuar të motivuara politikisht.

"Gërdeci" Shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu
Feruzan Dhe Zamira Durda