Plagosje e rëndë me thikë në Shkodër, arrestohet autori 78 vjeçar
Një plagosje me thikë ka ndodhur sot në në lagjen Rus, Shkodër.
Burime për Ora News bëjnë me dije se sherri nisi mes dy personave ku njëri ka nxjerrë thikën duke plagosur tjetrin në bark.
I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa është arestuar dhe autori i plagosjes.
"Rreth orës 11:30, në lagjen “Rus”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur me mjet prërës (thikë), shtetasi Artan Bobnaj, 38 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, i cili ndodhet në spitalin e Shkodrës, në kujdesin e mjekëve.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, shërbimet e Policisë identifikuan dhe shoqëruan menjëherë në ambientet e Policisë, autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasin Musa Çinari, 78 vjeç, banues në lagjen Partizani, Shkodër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale," njoftoi policia.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

