Alibeaj: PD jo pronë e një personi, fokusi 14 maji, kandidatët e primareve e kanë derën e hapur

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat e degës 12 së PD-së në Tiranë.

Alibeaj në fjalën e tij bëri me dije se nuk ndjen kënaqësi që fitoi në Apel lidhur me çështjen e vulës, duke shtuar partia nuk mund të jetë pronësi e një personi të vetëm.

Ai shtoi se tashmë lufta është kundër Edi Ramës dhe fokusi janë zgjedhjet e 14 majit, duke shtrirë edhe njëherë dorën kundrejt grupit të Berishës.

Alibeaj: Këto kohë ka qenë sfidë. Kemi mbajtur në kurriz shumë epitete, baltë dhe urrejtje. Nuk ndiej kënaqësi që ne fituam vendimin e gjykatës. Me atë vendim ta mbyllim këtë situatë të vështirë përçarjeje. PD nuk mund të jetë pronë e një personi, pronë private që mund të përdoret për interesa e halle personale. Fokusi i PD janë zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Kundërshtari ynë është regjimi i Edi Ramës. Ju themi kujtdo edhe kandidatëve të dala nga primaret e themelimit dhe kandidaturave të tjera që ofrohen, e kanë derën e hapur për të garuar nën siglën e PD. Qëndrimi ynë është vetëm një kandidatë për demokratët. Vetëm një kandidat ku të bashkojmë forcat. Po shtrijmë dorën. Nëse ka drojë nga pala tjetër, grupi negociator do të gjejë urat e komunikimit. Ti lëmë hallet brenda nesh e të jemi ofertë për shqiptarët.