Meta uron 7 Marsin nga "Kongresi i Lushnjes", shkolla ku ndoqi mësimet dhe shërbeu e ëma si mësuese

Kreu i Partisë Ilir Meta zgjodhi të urojë 7 Marsin, festën e Mësuesit, nga shkolla 9-vjeçare Kongresi i Lushnjes.

"Kongresi i Lushnjes është një shkollë që më zgjon emocione të veçantë pasi jo vetëm jam ulur për herë të parë në bankat e shkollës por këtu ka shërbyer dhe për 20 vite si mësuese nëna ime."

Meta thotë se sfidat që ka vendi ynë kërkojnë një investim të jashtëzakonshëm në fushën e dijes.

"Sot nuk është vetëm dita për të dhuruar lule por për ne vendimmarrësit është dita për të marrë vendime të mëdha në mbështetje të mësuesve, pedagogëve, të edukimit dhe mirëarsimimit".