Avokati: Apeli nuk merr formë të prerë, Alibeaj mund të mos regjistrohet me siglën e PD në KQZ. Me dy kandidatura fundi politik i pakicës
Avokati, Përparim Çaça, thotë se vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën e PD nuk merr formë të prerë dhe se Alibeaj mund të mos regjistrohet me siglën e PD në KQZ.
I ftuar në Ora News me gazetarin Arnold Kariqi duke folur për autorizimin, thotë se Lulzim Basha është si orakulli, pasi e parashikoi situatën e PD edhe pas një viti.
Ai shtoi se Enkelejd Alibeaj u mandatua me kërkesë të Gazmend Bardhit nga Këshilli Kombëtar dhe se nuk e kupton fletën e autorizimit.
Sa i takon përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet ai ngre pyetjen: Kush po i cakton kandidatët e Alibeajt?
Avokati nënvizon se ka zero transparencë për demokratët.
"Berisha po tregon çdo ditë lidership. Pala tjetër të zgjidhë se kush është kryetar. Nëse shkohet me dy kandidatura, fundi politik i pakicës Alibeaj" theksoi ai.
Duke komentuar thirrjen për bashkim, Përparim Çaça thotë se ishte e pasinqertë ndërsa Alibeaj mjaft arrogant në qëndrim.
