Scholz pret Ramën në Berlin: Integrimi sa më shpejt në BE ka rëndësi strategjike për Gjermaninë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2023, 12:47
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka pritur sot në një takim në Berlin kryeministrin Rama.
Në fjalën e tij ai theksoi se Gjermania dëshiron të shohë sa më shpejt vendet e Ballkanit Perëndimor si anëtare në BE megjithatë për këtë kërkohet një siguri ekonomike dhe transparencë
"Integrimi i shpejtë i të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor për shtetin gjemrna ka rëndësi strategjike. Ne dëshirojmë ti mirëpresim ata sa më shpejt të jetë e mundur si anëtarë në BE.
Për luftën në Ukrainë, ne duhet të angazhohemi ndaj dua ta falenderoj Shqipërinë që merr përsipër si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB, i mbështet vendimet e politikës së BE.
Kemi nevojë për një mjedis me siguri ekonomike, transparencë," tha Scholz.