Balliu: Luli në politikë si incineratori i Tiranës, në letra është, në realitet nuk ekziston

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Klevis Balliu ka reaguar sërish me situatën në të cilën është përfshirë selia blu pas depozitimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të dy kërkesave për regjistrimin në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Përmes rrjeteve sociale, Balliu thekson se ekzeistenca e Lulzim bashës në krye të Partisë Demokratike është një histori e nGjashme me incineratorin e Tiranës, në letra është, në realitet nuk ekziston.

 “Luli në politikë është si inceneratori në Tiranë

Ekziston vetëm në letrat e qeverisë, në të vërtetë është inekzistent.

Gjithashtu, njësoj si inceneratori, pagesat i merr dhe ai”, u shpreh demokrati Klevis Balliu.