Rama publikon datën pas takimit me Scholz: Samiti i Berlinit do të mbahet me 16 tetor në Tiranë
Kryeministri Edi Rama pas takimit me kancelarin Olaf Scholz ka bërë të ditur datën 16 nëntor si ditën kur do të mbahet samiti i Berlinit në Tiranë.
"Gjermani do të mbështesë vijimësisht Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor në këtë periudhë kaq të rëndësishme për ne dhe për vet Europën. Në jemi mirënjohës, jo vetëm unë por të gjithë liderët e rajonit që këtë vit samiti i procesit të Berlinit spostohet në Rajon për herë të parë.
Jam i lumtur që Tirana është zgjedhur si vend i zhvillimit të këtij samiti. Do të jetë një samit që do të vazhdojë thellimin procesit të trajtohej sigurisht bilancin e arritjeve të këtij procesi dhe objektivat për tu arritur më tutje si dhe do të fuqizoje bashkëpunimin në rajon edhe më shumë.
Bashkëpunimi rajonal është e vetmja rrugë që ne kemi dhe në këtë rrugë jemi me fat se Gjermania është një bashkudhëtar i vëmendshëm dhe i përfshirë drejtpërdrejt.
Kemi diskutuar edhe për aspekte të jetës ekonomike për disa element të rëndësishëm të konvergjencës e standardeve të jetesës dhe domosdoshmërisë që BE të hedhë një lajm në funksion të fuqizimit të mekanizmave që do ta bëjnë këtë konvergjencë të realizueshme.
Kemi folur edhe për procesin e Integrimit dhe kemi diskutuar sesi Gjermania mund të na ndihmojë edhe në angazhimin e burimeve njerëzore për gjithë atë makineri e duhet ngritur në funksion të përgatitjes së ligjeve.
Patjetër që kemi diskutuar për rajonin, ne e mbështesim fuqimisht planin për paqe mes Kosovës dhe Serbisë. Në këndvështrimin tonë është një plan shumë realist.
Shpallim datën e propozuar nga pala gjermane dhe apsolutisht e pranuar nga ne që është 16 tetor i këtij viti. Do të punojmë sëbashku dhe zyra e kancelarit do të angazhohet për ta shoqëruar samitin dhe me një forum të rëndësishëm të biznesit me praninë e bizneseve të rajonit dhe gjermane.
Besojmë që në Tiranë do të kemi mundësi dhe të dejklarojmë marrëveshjen përfundimtare për çeljen e kolegjit europian të Bruzhit në funksion të gjithë rajonit," tha Rama.
