Vendimi i apelit për PD, kandidati i Klosit: Asnjë ndikim në elektorat, anëtarët më të motivuar se kurrë

Edhe pse Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit vendosi në favor të grupimit të Enkelejd Alibeajt, për kandidatin e grupimit të Berishës për Bashkinë Klos, Bedri Hoxha nuk e ka zbehur aspak optimizmin dhe vullnetin e anëtarësisë për të qenë fitues në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Kandidati Bedri Hoxha i cili më parë ka qenë kryetar i kësaj bashkie, por edhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë tha se për asnjë arsye nuk do të tërhiqet nga gara.

Hoxha: Ka asnjë ndikim kjo lojë e Ramës dhe Bashës për ta shkatërruar PD-në. Jam i bindur se demokratët janë të motivuar për të korrur një fitore në 14 maj. Unë vij nga një proces primaresh dhe nuk jam kandidat i Sali Berishë, por jam kandidat i anëtarësisë së PD-së së Klosit. Unë nuk tërhiqem nga gara.

 

Hoxha akuzoi drejtuesit aktual të Bashkisë Klos që po ushtrojnë presion mbi administratën dhe se po bëjnë favorizime të pamerituara për efekt elektoral.

Hoxha: Pavarësisht se qytetarët e Klosit janë nën një trysni të fortë, duke spekuluar me varfërinë, me ndihmën ekonomike dhe dosje tërmeti. Unë i bëj thirrje që mediet të investojnë se ka njerëz prej vitesh në Angli dhe marrin bonus qiraje. Ky është një karrem që banorët e Klosit nuk do a hanë.