"Zemra e nënës" Eventi i veçantë në Lezhë ngjit në skenë mirditoret
Në Kuadër të festës së Gruas, në Lezhë është mbajtur një eveniment mjaft i veçantë. Gra dhe vajza të zakonshme nga Mirdita, u ngjitën për herë të parë në skenë para një publiku të gjerë, ku performuan këngë dhe valle tradicionale.
Këto gra të zakonshme Mirditore, u ngjiten për herë të parë në skene dhe përformuan valle të krahines veriore.
Këtë risi e sollen në kuader të Dites Ndërkombetare të Gruas, përmes një eventi të veçante të titulluar "Zemra e Nënes".
Pjesa e festës të iniciuar nga korografia Elida Marku ku ishte e pranishem dhe këngëtarja e njohur Irma Libohova, u bënë dhjetra gra Mirditore të cilet mbushen sallen e pallatit të Kulturës në Rreshën, duke shijuar një ndjesi të veçantë.
"Ka qënë muaji më i bukur, kanë qënë shumë korrekte të 20 gratë që morën pjesë në kërcim," tha Elida Marku koreografe.
Gratë që u bënë pjesë e skenes përmes valleve thonë se ishte një emocion i veçante përformonin në kuader të ditës së nënës.
"Në momentin që mu dha mundësia të merrja pjesë në këtë aktivitet, ishte një emocion ndryshe sepse unë nuk e kisha prekur asnjëherë skenën," tha Enkeleda Kaçorri.
"Jam shumë e emocionuar në këto momente. Është hera e parë që unë prek skenën," tha Blerina Kaçorri, valltare.
Ishte një kanaqësi e veçantë të jesh mes grave dhe vajzave mirditore, thotë këngetarja e njohur Irma Libohova.
"Unë këtij me shumë dëshirë. Më pëlqen shumë alegria, kostumet, që nuk kanë komplekse kur dalin në skenë. Këndojnë e kërcejnë bashkë me mua," tha ajo.
Eventi "Zemra e Nënës" zgjati për rreth 2 orë, ku u shpalosen dhe vlerat artistke dhe kostumografia e pasur e zonës së Mirditës.