Kush ishte Shadije Bogdo, gruaja që hapi shkollën e parë në Libohovë, mbesa e saj tregon fakte nga jeta e gjyshes
Shadjie Bogdo, ishte e para grua që propozoi hapjen e shkollës së parë në Libohovë në 1920 dhe institutin e parë femëror "Nëna Mbretëreshë".
Për të folur për këtë por dhe për detaje të tjera nga jeta e saj e ftuar në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora ishte e ftuar mbesa e saj Brikena Bogdo.
"Pati një tis harrese gjatë regjimit komunist sepse një djalë e kishte në emigrim, vëllain e kishte në burgjet e regjimit komunist. Ajo dinte tre gjuhë të huaja: anglisht frengjisht dhe turqisht, me kulturë të jashtëzakonshme. Ka luftuar për emancimin e gruas shqiptare. Ka luftuar për edukimin e vajzacve që në vogëli. Kërkoi që të bëhej arsim i detyruar për të dyja gjinitë. Pati indicie për themelimin e një instituti femëror, ku dhe më pas u ngrit instituti "Nëna Mbretëreshë"," tha ajo.