Përkujtohet në kryeqendrën e Italisë 15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës
Është kremtuar pak ditë më parë në kryeqytetin italian Romë, 15 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.
Politikanë italianë, ambasadorë të huaj, parlamentarë e përfaqësues të institucioneve të larta të këtij vendi së bashku me dashamirës, artistë, studiues të Kosovës, emigrantë e studentë morën pjesë në një event të organziuar nga Ambasada e Kosovës në Romë.

Ambasadorja e Kosovës në Romë, zonja Lendita Haxhitasimi në fjalën e saj përshëndetëse theksoi rëndësinë e rritjen vit pas viti që kanë marrë marrëdhëniet diplomatike mes Italisë e Kosovës, falë një raporti miqësorë e vlerësimi reciprok sic u shpreh dhe u pa dhe në takimine fundit mes Presidentit Mattarella e Presidentes së Kosovës zonja Vjosa Osmani.
Në mikrofonin e RTV Ora e Ora News Ambasadroja e Republikës së Kosovës në Romë, Lendita Haxhitasim thotë se Italia ka një kontribut shumë të madh për shpalljen e Kosovës shtet i pararur.
Të ftuar special në këtë event ishte dhe këngëtari i njohur kosovar Shpat Deda me trion e tij muzikore.
Për RTV Ora e Ora Neës ai u shpreh i emocionuar që ndodhet në kryeqytetin e një vendi europian për të festuat pavarësinëv e atdheut të tij.
“Jemi shumë falënderues për gjithë mbështetjen që ka dhënë Italia dhe italianët për ne shqiptarët, të Kosovës dhe Shqipërisë, jo vetëm duke na pranuar por edhe duke na ndihmuar në rrugën tonë drejt Pavarësisë”, tha artisti.
Italia është një nga vendet e para të Europës që njohu shtetin e Kosovës më 21 shkurt 2008 e vetëm katër ditë nga shpallja e pavarësisë së 17 shkurtit.
Italia ishte një nga vendet anëtarë të operacionit të NATO-s në vitin 1999, dhe ky vend është i pranishëm që nga dita e parë e nisjes së punës së operacionit të KFOR-it, forcave multinacionale të ngarkuara nga OKB për ruajtjen e paqes në këtë territor.
