"Lulani në shtëpinë e vet” Në 90-vjetorin e lindjes, familja ekspozitë me veprat e piktorit Ismail Lulani
Në 90-vjetorin e lindjes së piktorit Ismail Lulani, familja çeli në Galerinë e arteve Shkodër një ekspozitë me gati 100 piktura e 1 mijë e 800 vizatime të artistit që u nda nga jetë në vitin 2002. Një pjesë e madhe e punimeve nuk janë ekspozuar më parë.
Do të festonte 90-vjetorin e lindjes.
Por iku para kohe nga jeta, ndërsa emrin e përjetësoi në veprat që la.
Piktori Ismail Lulani u rikthye tek publiku shkodran përmes një ekspozite që familja e tij e çeli në Galerinë e arteve Shkodër të pagëzuar "Lulani në shtëpinë e vet”.
Piktura të paekspozuara më parë dhe punime të mbetura në gjysëm, ju prezantuan publikun në një formë të vecantë ku u bënë bashkë artistë, miq, familjarë dhe ish nxënës të Lulanit.
"Kjo ekspozitë nuk hapej dot askund veçse në Shkodër. Thuasje gjithë jetën e tij u vendos dhe jetoi këtu. Është pikërisht këtu ku dhe prehet. Janë paraqitur vepra q ëkishin lidhje me Shkodrën," tha vajza e tij.
Koleksioni i piktorit Ismail Lulani përfshin rreth 100 piktura dhe 1800 vizatime prej të cilave një pjesë qëndrojnë ende të paekspozuara për publikun.
"Shpeshherë i thonë se Ismaili është një artist është primitv se trajton temat e malësisë e fshatit. Kjo është pjesa e jashtme se brenda ushqehet me një filozofi shumë të fuqishme," tha piktori Edi Hila.
Mesazhi i kësaj ekspozite ka të bëjë me përjetësinë e veprave të artistëve, të cilët edhe pse ndahen fizikisht nga kjo botë ato jetojnë sërish me artin e tyre. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri me 23 mars në Galerinë e Arteve të Shkodrës.