Beselidhja e Lezhës, imazhet e 2 marsit të vitit 1444 shfaqen virtualisht në memoalin e Gjergj Kastriotit

Në vigjilje të 579-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, në memorialin e Gjergj Kastriotit në Lezhë është shfaqur muzeu virtual mbrëmjen e kësaj të mërkure.
Në të gjitha anet e memorialit janë projektur imazhet e 2 marsit të vitit 1444, datë që hodhi themelet e Shtetit të parë të mirëfilltë Shqiptar.

Muzeu virtual që bëhet për herë të parë në kuader të Besëlidhjes së Lezhës, tërhoqi vemendjen e shumë qytetareve të cilet e vizituan nga afer memorialin e Gjergj Kastriotit, duke parë dhe fokusuar në celularin e tyre imazhet e Besëlidhjes së Lezhës.
Aktivitetet në kuader të 579-vjetorit të Besëlidhjes së Princave Shqiptar kanë nisur që prej mbrëmjes të 28-shkurtit dhe do të kulmojnë të enjten e 2 marsit.
Këto veprimtari të veçantë janë konceptuar dhe po organizohen nga Bashkia Lezhë, në përkujtim të kësaj ngjarje mjaft të rëndësishme për kombin shqiptar siç është Besëlidhja e Lezhës, ku është propozuar qe te kthehet dhe në festë zyrtare.
