Lezha e vjetër në 36 foto: 579-vjetori i Besëlidhjes bën bashkë krijues nga të gjitha trevat shqiptare
Lezha e vjetër, besëlidhja dhe figura e Gjergj Kastriotit ishin në fokus të ekspozitë me fotodhe piktura. 80 krijues nga të gjitha trevat sollën për publikun pamje të rralla të qytetit në kuadër të 579 vjetorit të besëlidhjes.
Qyteti i vjetër i Lezhës u prezantua përmes 36 fotove të rralla të siguara nga arkivat e ndryshme, ndërsa Besëlidhja e Lezhës dhe figura e Gjergj Kastriotit u soll në vemendje përmes pikturave.
Rreth 80 krijues nga të gjitha trevat shqipfolese mes të cileve dhe piktorja njohur Jona Diviti, u bënë bashkë në një ekpozitë pikture dhe fografike në Lezhë.
Kjo ekspozitë u hap në kuader të 579-vjetorit të Besëlidhjes së Princave Shqiptar, duke sjellë në vëmendje historinë e Lezhës ndër vite.
"Kemi përmbledhur disa punime të trojeve shqiptare. Kemi dhe Maqedoninë e Veriut këtu afër. Këto ditë kulturore ti ktheni në krijim në mënyrë që edhe brezat e ardhshëm ta dinë se çfarë do të thotë identitet kulturor," tha Ronaldo Xhanaj drejtor i kulturës, bashkia Lezhë.
Ekspozita e piktures kishte karakter konkurues, ku juria me kryetar piktorin Leonard Lesaj vlersoj me çmime krijuesit më të mire të moshes 5 deri në 18-vjeç nga të gjitha trevat shqiptare.