REPORTAZHI / “Fenomenologjia e imazhit arketip bashkëkohor”, ekspozita Shqipëri- Austri nga Oltsen Gripshi
“Fenomenologjia e imazhit arketip bashkëkohor”, e kuruar nga historiani dhe kritiku i artit Oltsen Gripshi është ekspozita e artit bashkëkohor Shqipëri- Austri.
Ekspozita bën bashkë 10 artistët më në zë të artit bashkëkohor midis Shqipërisë dhe Austrisë, ku gjuha pamore me të cilën ata paraqiten tek publiku shqiptar është sa e larmishme për nga teknikat e përdorura aq dhe gjithëpërfshirëse për nga tematikat e trajtuara.
Kjo ekspozitë kërkon të përçojë tek publiku mesazhe të shumëfishta, ku asnjëherë më parë marrëdhënia midis njeriut dhe natyrës nuk është bërë një çështje qendrore (absolute), si në debatet shkencore, ashtu edhe në ato estetiko-artistike në krijmtarinë e artistëve.
Gjithnjë e më shpesh, në përputhje me ndjenjën e përkatësisë së epokës aktuale, të së tashmes, bashkëkohores, artistët e mbështesin kërkimin e tyre artistik dhe filozofik-konceptual në zbulimin e marrëdhënies midis njeriut dhe natyrës.
Një ndërthurje nocionesh e botëkuptimesh, njeriut dhe natyrës, që ka magjepsur gjithmonë antropologët, biologët, natyralistët dhe studiuesit e artit të interesuar për të kuptuar këtë lidhje të çuditshme, por thelbësore, e cila shumë shpesh kthehet edhe në konflikt mes tyre!
Për më shumë shihni dhe pamjet e reportazhit të realizuar nga gazetarja e emisionit “Ditë e Re” në RTV Ora, Angjela Kurti: