Meta: Nuk do të ndalemi, deri në rrëzimin përfundimtar të kryeministrit shpopullues

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se nuk do të ndalen deri në momentin që të rrëzojnë këtë qeveri.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Meta shkruan se "Ne nuk do të ndalemi deri në triumfin e Ndryshimit të madh që shqiptarët duan dhe meritojnë në çdo bashki të vendit."

Krahas kësaj Meta ka publikuar dhe një video nga protesta e mbajtur nga opozita ditën e sotme.

"Ne nuk do të ndalemi, deri në rrëzimin përfundimtar të kryeministrit shpopullues dhe varfërues të shqiptarëve.

Ne nuk do të ndalemi deri në triumfin e Ndryshimit të madh që shqiptarët duan dhe meritojnë në çdo bashki të vendit.", shkruan Meta.