Blushi: Protestat e rezistenca e qytetarëve nuk do të ndalen deri në largimin përfundimtar të Ramës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2023, 15:41
Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkruan në Facebook se protestat dhe rezistenca e qytetarëve nuk do të ndalen deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës.
Sipas tij, opozita çdo ditë është më të vendosur në betejën në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, të Kushtetutës, pluralizmit dhe demokracisë.
Blushi: Protestat dhe rezistenca e qytetarëve nuk do të ndalen deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës! Çdo ditë edhe më të vendosur në betejën tonë në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, të Kushtetutës, pluralizmit dhe demokracisë! Së bashku deri në triumfin e plotë të Ndryshimit të Madh që shqiptarët duan dhe meritojnë!
