Protestat e opozitës, Ristani: Për demokracinë, një njeri i vetëm ka pushtetet
Opozita mbajti sot një protestë kombëtare përpara kryeministrisë.
Arben Ristani në një intervist për RTV Ora "Protestat është për demokracinë në thelb, në tërësi" pasi sipas tij "Kur regjimi komunist filloi të instalohej e para gjë që bëri ishte asgjesimi i opozitës. Jemi në të njëjtat kushte ku janë të gjitha tentativat të asgjesohet pluralizmi në Shqipëri".
Arben Ristani: Historia përsëritet, ndonëse jo në mënyrë të njëjtë por të paktën në të njëjtat linja. Kur regjimi komunist filloi të instalohej e para gjë që bëri ishte asgjesimi i opozitës. Jemi në të njëjtat kushte ku janë të gjitha tentativat të asgjesohet pluralizmi në Shqipëri për tu instaluar në një regjim nën pushtetin e njëshit. Një njeri i vetëm ka pushtetet e po bën të gjitha përpjekjet për të asgjesuar opozitën. Protestat është për demokracinë në thelb në tërësi. Janë të gjitha shenjat nga pushteti që demokracia po goditet aty ku nuk mban më.
