I mbetet vula grupimit të Alibeajt? Ristani: Situata e rëndë, nata 50-vjeçare që lamë pas rrezikon të përsëritet

PD rrezokon të mos regjistrohet zyrtarisht në emrin e saj në zgjedhjet e 14 majit. A ka një skenar tjetër PD nëse i mbetet vula grupimit të Alibeajt?

Arben Ristani në një intervist për RTV Ora tha se "Situata është e rëndë".

Sipas tij "PD ka shumë kohë që ndodhet në një sulm të koordinuar" dhe sipas tij "Nëse do të kemi një goditje të opozitarizmit koha e regjimit komunist është në derë dhe nata 50-vjeçare që lamë pas rrezikon të përsëritet".

Arben Ristani: Situata është e rëndë. PD ka shumë kohë që ndodhet në një sulm të koordinuar të shumë faktorëve që mbështesin Ramën. Çështja nuk është vetëm për PD, çështja është nëse do të ketë ose jo opozitë Shqipëria. Nëse do të kemi një goditje të opozitarizmit koha e regjimit komunist është në derë dhe nata 50-vjeçare që lamë pas rrezikon të përsëritet. Rrezikojmë të vendoset regjimi si ato 50 vjet që kaluam para viteve '90. Do të mbetet në dorë të shqiptarëve si do të reagojnë.