Luhatje tensioni, polici në Korçë rrëzohet në asfalt

Një punonjës i policisë së komisariatit të Korçës i identifikuar si Artion Ropi, rreth 55 vjeç, ka shfaqur probleme me tensionin duke u rrëzuar në asfalt.

Për pasojë ka marrë dëmtime në pjesën e pasme të kokës.

Menjëherë ai është transportuar drejt Tiranës, ku burime nga spitali konfirmojnë se është jashtë rrezikut për jetën.