Më shumë aktivitete artistike, në Teatrin Skampa në Elbasan drejt finalizimit dy produksione

Muajt e fundit kanë qenë të shumta aktivitetet artistike të organizuara nga Teatri Skampa në Elbasan. Në muajin Mars aty pritet të ngjiten premierë dy shfaqje, njëra prej të cilave do të jetë për fëmijë.

Në Teatrin Skampa në Elbasan janë drejt finalizimit dy produksione.

Shfaqjet, njëra prej tyre për fëmijë, pritet ta kenë premierën në muajin Mars.

"Bëhet fjalë për një premierë të re që do të jetë produksion 100 për qind i teatrit Skampa.'

Klinsi Lala, Drejtor i Qendrës së Artit dhe Kulturës thotë se kanë qënë të shumta aktivitetet artistike të organizuara në këtë Teatër.

"Ne po bëhemi gati për të zhvilluar një recital në ambientet e teatrit Skampa. Ne disa nga trupat jo vetëm të Elbasanit por dhe nga diaspora."

Frytdhënëse kanë qënë edhe bashkëpunimet me teatrot e tjerë.

"Kemi bërë një hapje me trupat që na vijnë nga jashtë."

Ditët e fundit, një vëmendje të veçantë qendra e Artit dhe Kulturës në Elbasan po ia kushton përgatitjeve për ditën e verës.