“Certifikata e martesës”, aktori Xhuliano Brisku prezanton veprën që i flet dashurisë dhe familjes si institucion

“Certifikata e martesës”, nga autori Efraim Kishon dhe me regjisore Driada Dervishi është  vepra më e fundit që do të sillet me mjeshtëri në teatër nga aktorët: Gent Zenelaj, Olta Daku, Vlera Pylla, Xhuliano Brisku, Amri Hasanlliu, Mimoza Marjanaku në datat 27, 28 shkurt, 1 dhe 2 mars.

Për më të mësuar më shumë nga kjo vepër aktori Xhuliano Brisku në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora theksoi se vepra flet për rëndësinë e martesës si instuticion, dhe që mundohet për t’i dhënë një përgjigje nëse është vërtetë e vlefshme një çertifikatë sa dashuria e dy njerëzve për ta bërë atë të zgjasë.