Festivali teatror për të rinj, nxënësit ngjitën në skenë pjesë të autorëve shqiptar dhe të huaj

6 shkolla të mesme të Shkodrës i dhuruan për një javë qytetit të tyre, një prej ngjarjeve më të rëndësishme artistike, “Festivalin teatror për të rinj”.

Në vitin e pestë të organizimit të tij, ngjitën në skenë pjesë të autorëve shqiptar dhe të huaj.

Suksesi i këtij edicioni u vu re si tek loja e të rinjve ashtu edhe tek pjesët e përzgjedhura, brenda të cilave nuk munguan mesazhet e forta.

“Shfaqja më e mirë e festivalit” ju dha shkollës së mesme “Jordan Misja” me dramën “Riedukimi i Apolonit”, që trajtoi dhunën me bazë gjinore.

Shkodra ja ka arritur që me këtë festival të krijojë një model të mirë prezantimi dhe njohjeje të të rinjve me teatrin, i cili i ka rrënjët në këtë qytet.

Nisma e teatrit “Migjeni” në bashkëpunim me shkollat e qytetit dhe nën mbështetjen e bashkisë Shkodër ka si mision afrimin e të rinjve me teatrin dhe zbulimin e talenteve të reja.