“Butrinti, historia e vërtetë e Shqipërisë”/ Sazan Guri&Stefan Pinguli promovojnë librin studimor: Beteja për Parkun, vijon

Sazan Guri dhe Stefan Pinguli  promovuan në Tiranë librin studimor “Butrinti, Historia e vërtetë e Shqipërisë. Aty ku errësohet dhe ndriçohet historia e vërtetë e Epirit”. Anëtarët e Aleancës për Butrintin theksuan se do të vazhdojnë betejën ligjore kundër dhëniës së parkut me koncension.

“Butrinti, Historia e vërtetë e Shqipërisë. Aty ku errësohet dhe ndriçohet historia e vërtetë e Epirit”

Është ky libri i 4-ët i një kolane studimore që ka bërë bashkë ambientalistin e studiuesin Sazan Guri me Stefan Pingulin!

Bashkautorët në botimin e tyre sjellin fakte, figura, dhe teori rreth historisë së vërtetë të Butrintit, Epirit dhe Shqipërisë!

“Aty ku errësohet dhe ndriçohet historia e vërtetë e Epirit”, shprehet Sazan Guri.

Por Parku kombëtar Arkeologjik thotë se është i rrezikuar nga plani për menaxhimit privat, ndaj ka qenë në krye të betejes për ta rrëzuar atë që e quan koncension të trashëgimisë.

"Do ta vijojmë betejën kundër koncensionit të parkut Kombëtar", premtoi studiuesi Sazan Guri,

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin historianë, arkeologë, gjuhëtarë, e shumë personalitete të tjerë!