Arti në shekullin XXI, artisti Anish Kapoor, pjesë programit të artit vizual bashkëkohor
Artisti me famë botërore Anish Kapoor, është bërë personazh i programit të artit vizual bashkëkohor “Arti në shekullin e njëzet e një”. Materiali sjell portretizimin intim të artistit të njohur ndërsa shndërron frymëzimin në art.
Artisti mbarëkombëtar Anish Kappor është bërë pjesë e serive të reja televizive që transmeton rrjeti amerikan Art 21.
Programi “Arti në shekullin e njëzet e një” fokusohet ekskluzivisht në artin vizual dhe artistët bashkëkohorë.
Fitues i çmimit “Peabody”, programi lejon shikuesit të vëzhgojnë artistët në punë, të shikojnë ndërsa ata e shndërrojnë frymëzimin në art.
Skulptori Anish Kapoor transformon në mënyrë poetike çelikun e pandryshkshëm, gurin, dyllin dhe pigmentin shumëngjyrësh në forma transhendente dhe mistifikuese që provokojnë pyetje themelore rreth perceptimit, ndërgjegjes dhe spiritualitetit.
Pas përurimit të skulpturës publike ikonë Cloud Gate, e njohur gjerësisht si "The Bean", në Çikago dhe një retrospektivë e madhe në Pekin, ky dokumentar sjell portretizimin intim të një artisti të njohur botëror.
Anish Kapoor ka lindur në vitin 1954 në Mumbai, Indi. I njohur botërisht për skulpturat e tij që sfidojnë perceptimin dhe instalimet publike në shkallë të gjerë, Kapoor punon me materiale industriale si pasqyra, çeliku, guri dhe vinili për të krijuar forma që evokojnë metafizikën dhe sfidojnë idetë e shikuesve për hapësirën fizike.
