Mori peng vajzën nga Patosi dhe e detyroi të prostituonte, arrestohet në Fier Arbër Mehmeti
Mori peng vajzën nga Patosi dhe e detyroi të prostituonte, arrestohet në Fier Arbër Mehmeti
Është arrestuar nga policia e Fierit Arbër Mehmeti.
Ai është pronar i një lokali nate në Fier, "Casablacka".
Mehmeti akuzohet se mori peng një vajzë nga Patosi dhe më pas e shfrytëzoi si prostitutë.
Me finalizimin e operacionit “Imponimi”, u arrestua A. M., 33 vjeç, banues në Fier, për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë", "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Mbajtja e lokaleve për prostitucion".
"Nga hetimet e kryera nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, në kuadër të operacionit policor të koduar "Imponimi", të zhvilluar tre ditë më parë, rezultoi se 33-vjeçari, në bashkëpunim me 3 shtetase tashmë të arrestuara, i kanë hequr lirinë, nëpërmjet kërcënimit dhe dhunës, një 24-vjeçareje dhe e kanë shfrytëzuar atë për prostitucion, për një periudhë dymujore, në banesa me qira dhe në hotele të ndryshme në qytetin e Fierit," njoftoi policia.
Si bashkëpunëtore në këtë krim është dhe 17-vjeçaria A.D, për të cilën gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë "arrest në shtëpi".
Mehmeti dhe tre vajzat e tjera Pranvera Isufaj, Aleksandra Toska dhe A.D, mbanin peng shtetasen Sadije.M nga Patosi, të cilën për dy muaj e kanë shfrytëzuar për prostitucion nga disa banesa dhe në ambjentet e clabit "Cassablanca" në Fier.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.