Besëlidhje mes shqiptarëve/ Përkujtohet përvjetori i 579 i Besëlidhjes së Lezhës
Në Lezhë është përkujtuar të enjten 579 vjetori i Besëlidhjes së Princave shqiptarë. Me 2 mars 1444 me Skënderbeun si kryeprinci përfaqësues të shqiptarëve u mblodhën në lezhë dhe vendosën të punojnë e luftojnë për Vendin. Zyrtarë shqiptarë nga vendi dhe rajoni u mblodhën përsëri në Lezhë duke përsëritur nevojën që 2 marsi të jetë festë mbarëkombëtare.
Si sot 579 vite më parë, princat shqiptarë u mblodhën në Lezhë.
Në të ashtuquajturin Beslidhja e Lezhës u vendos lufta kundër regjimi Otoman.
Kjo datë historike bëri bashkë politikan nga të gjitha trevat shqipfolëse, historian, përfaqësues të institucioneve lokale dhe qytetar të shumtë.
Teksa folën për rëndësinë e kësaj ngjarje të rëndësishme për kombin shqiptar, Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu dhe Përgjegjësi i Trëshëgimisë Kulturore Paulin Zefi, përsëritën kërkesen që 2 marsi të kthehet në festë kombëtare.
"Në bëhemi bashkë duke treguar se na bashkojnë ngjarje të rëndësishme të kombit tonë, por dhe zbukuron qytetin tonë duke e bërë epiqendër të një serie aktivitetesh me qëndër Skënderbeun," tha Pjerin Ndreu Kryetar i Bashkisë Lezhë.
"Ka disa vite që po kërkohet që 2 marsi të shpallet festë kombëtare," tha Paulin Zefi përgjegjës i trashëgimisë kulturore Lezhë.
Deputeti i Kuvendit të Malit të Zi Genc Nimanbegu dhe drejtues të Komunave të Kosovë dhe Maqedonisë së Veriut u shprehen se mesazhet e Besëlidhjes së Lezhës, duhet të na udheheqin dhe sot drejt bashkimit.
"Ne jemi mbledhur të japim mesazh si një komb me një gjuhë, gjak të përbashkët do të jemi bashkë në sfida të reja," tha ai.
Veprimtaritë në përkujtim të Besëlidhjes së Lezhës, vijuan me festivalin folklorik Lezha 2023, ku moren pjesë grupe artistike nga të gjitha shkollat e veriut.