U vra për të vëllanë/ Familjarët e Etleva Kurtit: Hutra e paralajmëroi, në burg i tha Vladimirit se do i vriste familjen

32 vjeçarja Elteva Kurti, që u vra nga Dan Hutra të mërkurën në Tiranë, ishte motra e Vladimit Kurtit. Kurti dhe Hutra ishin njohur së bashku në burg, ndërsa kishin konflikte që kishin nisur brenda qelive ku të dy vuanin dënimet. Faji i vetëm i Etleva Kurtit mesa duket ishte vetëm që ajo e kishte vëlla Vladimir Kurtin.

Etleva Kurtit 32 vjeç u bë viktimë e Dan Hutrës, mesditën e së mërkurës.

I vetmi faj i 32 vjeçares ishte se ajo ishte motra e Vladimir Kurtit, një i dënuar përjetë që Hutra e kishte njohur burgjeve të Shqipërisë.

Disa konflikte të nisura në burg mes Vladimir Kurtit, dhe Dan Hutrës, i morën jetën padrejtësisht Etlevës.

Ngjarja isht e paralajmëruar.

"Don Hutra me vajzën nuk kanë pasur asnjë lidhje. ka qënë në burg me Vladimir Kurtin, janë rrah atje, ai ka dalë nga burgu, kurse djali i kurshëririt tim është akoma atje em burg të përjetshëm," tha ai.

"I ka thënë se kur të dal nga burgu do ta vras të gjithë familjen. Shteti ka fjet gjumë dhe shkoi vrau një vajzë 32 vjeçare në derën e shtëpisë," tha ai.

Varrimi i të resë po bëhet në fshatin Gurrë e Vogël në Mat, atje ku Elteva Kurti kishte lindur.

40 vjeçari Dan Hutra vrau 3 gra një ditë më parë në Tiranë dhe plagosi 3 të tjera.

Ai u arrestua disa orë pas ngjarjes së rëndë, ndërsa 40 vjeçari kishte një rekond me vepra kriminale të mëparshme.