Tragjedia me 44 të vdekur në Greqi, Zyka: Ministri dha dorëheqjen, u arrestua përgjegjësi i hekurudhës
Tragjedia e përplasjes së dy trenave dje në Larisa, Greqi ka shokuar mbarë opinionin publik. Nga aksidenti tragjik, deri tani kanë humbur jetën 44 persona.
I ftuar në "Ditë e Re" në RTV Ora kryetari i komunitetit shqiptar në Selanik Luan Zyka deklaroi se gabimi ishte sa njerëzor po aq dhe politik, ndërsa për ngjarjen dha dorëheqjen Ministri i Komunikacionit dhe u arrestua përgjegjësi i hekurudhës.
Luan Zyka: Gabimi është bërë nga përgjegjësi i stacionit hekurrudhor të Larisës, që gabimisht e çoi trenin e udhëtarëve nga krahu i vet, në krahun nga vinte treni i mallrave nga Athina. Asnjë sinjalistikë gjithashtu nuk punonte, është jashtë funksioni prej vitesh.
Për këtë hekurudhë ka dhënë dhe dorëheqjen para disa muajsh një nga inxhinierët më të mirë hekurudhor grek që e ka paralajmëruar këtë mungesë të sinjalistikës. Gabimi është dhe njerëz, por dhe i politikës dhe mosmenaxhimit saktë.
Deri tani janë identifikuar 44 të vdekur, 8 të paidentifikuar pasi janë karbonizuar, qeveria po mbledh kufomat. Qeveria mori përgjegjësinë politike, edhe pse nuk është vetëm faji i saj, pasi kjo histori ka 20 vjet.
Punonjësi përgjegjës i hekurudhës është arrestuar, Ministri i Komunikacioneve ka dhënë dorëheqjen që dje, por këto nuk mjaftojnë pasi përgjegjësi nuk ka patur informimin e duuhur, pasi ka bërë vetëm një kurs 3 mujor.