Aksident me vdekje në Tiranë-Durrës, i riu përplas me makinë një 40-vjeçare

Një 40-vjeçare u aksidentua për vdekje mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

"Në aksin rrugor Tiranë-Durrës, dyshohet se shtetasi E. D., 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen E. S., rreth 40 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë" njoftoi policia.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.