Shtyhet për herë të tretë seanca për inceneratorin e Fierit, ja kur do të mbahet seanca e radhës

Këtë të mërkurë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) shtyu seancën paraprake për inceneratorin e Fierit.

Seanca është shtyrë për herë të tretë dhe e radhës do të mbahet më 15 mars, në orën 10.

Në seancë, prokurori Dritan Prençi ka paraqitur pretendimet e prokurorisë lidhur me inceneratorin e Fierit, ku i ka qëndruar të njëjtave akuza, ndërsa pas dëgjimeve të prokurorit, gjyqtarja Fiorela Darvini, shtyu seancën për më 15 mars, për të shqyrtuar kërkesat e avokatëve mbrojtës.

Të pandehur për këtë çështje, janë ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputeti socilist, Alqi Bllako dhe ish-zyrtari i FSHF-së, Arben Dervishaj.

Ndaj këtyre tre personave, rëndojnë akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “korrupsionit” dhe “pastrimit të parave”.