Iu gjet në banesë 1.4 kg kanabis, në pranga 50-vjeçari në Vlorë

Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi në banesën e tij u gjetën 1.4 kg kanabis.

"Me finalizimin e operacionit policor të koduar “Fokus 3”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-A. Gj., 50 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, në fshatin Peshkëpi, Selenicë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.4 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila mbahej nga 50-vjeçari, me qëllim shitjen," njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.