Aksident në Shkozet, 60 vjeçari përplaset nga makina, në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë paradite në Shkozet të Durrësit ku një 60 vjeçar është përplasur nga një automjet.

Edhe pse fillimisht u raportua si i vdekur, i moshauri ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

"Rreth orës 09:00, në lagjen nr.14, te mbikalimi i këmbësoreve, një automjet me drejtuese shtetasen A. B., 44 vjeçe, ka përplasur shtetasin Ylli Hoxha rreth 60 vjeç (këmbësor),"njoftoi policia.

Burimet për Ora News bëjnë me dije se i moshuari punonte në një ndërrmarje peshkimi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Aksident në Shkozet, 60 vjeçari përplaset nga makina, në
Foto nga vendi i ngjarjes