Kryetarja e Kuvendit mesazh ngushëllimi për humbjen e jetëve prej aksidentit të trenave në Greqi.
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2023, 10:30
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, mesazh ngushëllimi për humbjen e jetëve prej aksidentit të trenave në Greqi.
“I trishtuar dhe i dhimbshëm lajmi për përplasjen e trenave në Greqi, me pasojë humbjen e jetës dhe plagosjen e dhjetra njerëzve.
Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim, u shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave dhe të lënduarve u uroj shërim të shpejtë.
Shpreh gjithashtu solidaritetin me Parlamentin e Greqisë, Kryetarin Tasoulas dhe popullin e Greqisë.
Lutemi dhe u jemi pranë në këto ditë dhimbjeje!”, shkruan Kryetarja Nikolla.



