Krasniqi: Kosova është e izoluar, plani franko-gjerman nuk mundëson njohjen e saj

Milazim Krasniqi, profesor i gazetarisë në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Beti Njuma foli lidhur me planin franko-gjerman.

A ka më shumë argumente pro apo kundër planit franko-gjerman?

Milazim Krasniqi: E vërteta është që Kosova kështu si është, është plotësisht e izoluar. Nuk ka asnjë lloj investimi serioz në Kosovë. Në status quo Kosova po fundoset dhe në pikëpamje ekonomike dhe në pikëpamje të pozitës ndërkombëtare, prandaj një marrëveshje ose plani franko-gjerman nuk e zgjidh problemin. Duhet të pranohet dhe do të ishte një rikonfirmim i shtetësisë së Kosovës të paktën në sytë e Kosovës dhe të BE-së. do të hapte rrugën në Këshillin e Europës, do të mundësonte liberalizimin e vizave. Ndoshta dhe shtetet që nuk e njohin Kosovën mund të japin dritën jeshile. Plani franko-gjerman nuk mundëson njohjen pasi nuk e ka brenda njohje pasi nuk e ka brenda njohjen dejure të Kosovës por ka disa element të njohjes de facto që e kthejnë në një proces afirmimi ndërkombëtar.  

Takimi Kurit-Vuçiç në Bruksel me ndërmjetësimin e BE përfundoi pa arritjen e një marrëveshje. Në një deklaratë për mediat Borrell tha se do të mundësohet një takim i rdhës në mars.