S’ka marrëveshje në Bruksel, takimi i radhës do të mbahet më 18 mars
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2023, 20:19
Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ndërmjetësuar nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak,
Burime të KOHËS bëjnë të ditur se takimi i radhës do të mbahet më 18 mars.
Pas pak në një konferencë për media për të folur për takimin, pritet të dalë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell./koha.net/
