Para Borrellit e Lajçakut, Kurti e Vuçiç takuan ndaras edhe Escobarin
Para se të takonin shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kanë takur ndaras edhe të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Nga deklaratat që kanë thënë Kurti e Vuçiqi është parë që propozimi evropian është dokument përfundimtar të cilin palët mund ta pranojnë ose jo. Ajo që do të diskutohet janë çështjet e implementimit, raporton Koha.net.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit pasditen e së hënës në Bruksel nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Takimi, i cili nisi pak pas orës 15:00, po zhvillohet në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Dy diplomatët perëndimorë do të presin më pas presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa pas takimeve dypalëshe, do të zhvillojnë një takim të përbashkët me Kurtin e Vuçiç.
