Vuçiç pas takimit: Kurti e refuzoi Asociacionin, kam frikë që do të ngelim në këtë çështje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2023, 20:46
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar pas takimit trepalësh në Bruksel se kryemisnitri Kurti nuk e ka pranua asociacionin.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se ka pasur një "takim të vështirë" me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të hënën në Bruksel.
“Ka qenë takim i vështirë dhe besoj që do të ketë takime të tjera… Kurti nuk është i gatshëm ta pranojë Asociacionin. Shpresoj të arrihet kompromis. Kam frikë që do të ngelim në këtë çështje. Kjo është dashur të realizohet”, tha ai.
Kurti dhe Vuçiç zhvilluan takimin e radhës në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
