Kurti-Vuçiç në Bruksel, Isufi: Pritet implementimi i plani franko-gjerman, s'do ketë diskutime. Opozita, kundër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë këtë të hënë takimin e nivelit të lartë në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Gazetari Venhar Isufi në një lidhje me skype nga Prishtina, për emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora u shpreh se ky takim është i rëndësishën për Kosovën.

“Sot është një ditë e rëndësishme për Kosovës, pasi kryeministri Kurti do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ku do të pritet të nënshkruhet një marrëveshje e nisur nga Franca dhe Gjermania, ku do të ketë shumë pak diskutime.

Kurti-Vuçiç në Bruksel, Isufi: Pritet implementimi i plani

Është thënë se atje do të shkojnë vetëm për implementimin e këtij plani, sepse diskutimet e mëhershme kanë përfunduar që kanë pasur edhe takime dhe diskutime të tjera gjatë fundjavës.

Ka pasur dhe letra të dërguara nga SHBA dhe BE, nga emisarët e lartë të këtyre institucioneve dhe është thënë që ky lan vetëm duhet të zbatohet, pasi ai është në të mirën e të dyja vendeve.

Siç e thatë dhe ju, në orën 15:00 pritet të fillojë takimi mes Kurtit dhe emisarit të BE-së Mirposlav Lajçak si dhe shefit të diplomacisë Joseph Borrell dhe ku do të diskutohet rreth implementimit të këtij plani.

Më pas pritet të ketë një takim mes dy përfaqësuesve edhe të asaj të Serbisë dhe emisarit Lajçak. Më pas, në orën 17:00 proitet të ketë një takim tripalësh mes Kurtit, Vuçiçit dhe Borrellit, i cili më pas do të dalë dhe në një konferencë për mediat ku do të bëhen të ditura të gjitha temat e diskutuara dhe informacionet që do të mblidhen në këtë takim”, u shpreh gazetari Venhar Isufi.

Ndër të tjera, ai tha se opozita në Kosovë e ka shprehur qëndrimin e saj për këtë takim, se nëse themelohet një Asociaon i komunave me shumicë serbe, e cila është edhe e jashtëligjshme, sipas saj, të shpallur edhe nga Gjykata Kushtetuese, dhe ndaj ata ndajën të njëjtin mendim me të.