Kurti-Vuçiç në bisedime, Veliu: Shpresojmë për diskutim pozitiv, palët të detyruara të arrijnë një marrëveshje
A pritet një zhvillim pozitiv nga dialogu i ditës së sotme mes Kurtit dhe Vuçiç që po shvillohet me ndërmjetësimin e BE?
Lulzim Veliu, analist dhe njohës i çështjeve europiane në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se "flitet për një marrëveshje për normalizimn e marrëveshjeve mes dy vendeve".
Sipas tij "Bëhet fjalë për një marrëveshje kalimtare, pra për normalizim të marrëdhënieve. Është një situatë ku të dyja palët janë të detyruara të arrijnë një marrëveshje. "
Sakaq ai thotë se shpreson që "të jetë një diskutim pozitiv".
Lulzim Veliu: Shpresojmë të jetë një diskutim pozitiv pas një periudhe të gjatë të negociatave të pasuksesshme që janë zhvilluar mes Kosovës dhe Shqipërisë. Tani flitet për një marrëveshje për normalizimn e marrëveshjeve mes dy vendeve. Ka pasur një ngecje në procesin e integrimit të Kosovës dhe të Serbisë. Bëhet fjalë për një marrëveshje kalimtare, pra për normalizim të marrëdhënieve. Është një situatë ku të dyja palët janë të detyruara të arrijnë një marrëveshje. Në rast të mosarritjes së një marrëveshje me planin franko-gjerman ka mundësi që të ketë dhe negociata ndaj palës që nuk do ta pranojë ose do të dalë kundër një marrëveshje të tillë.
