Kurti: Dëm që nuk u nënshkrua marrëveshja sot, Vuçiç nuk ishte i gatshëm

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar pas takimit trepalësh në Bruksel, duke thënë se ishte një takim pozitiv, por nuk është firmosur për Asociacionin. 

“Patëm takim pozitiv dhe ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm. Unë qysh mëherët pata thënë që është bazë e mirë për diskutime tjera. Tash do të ecim për planin e zbatimit. Do të ketë takime të radhës në mars. Jemi në rrugë të mbarë për normalizimin e marrëdhënieve.

Propozimin do ta publikojnë tani. Është mirë që qytetarët ta lexojnë vet dhe të diskutohet publikisht. Asociacioni është neni 10. fjalia e fundit e nenit të fundit. Për këtë gjë tashmë jam përgjigjur.

Është marrëveshje që plotësisht vendos barazinë e palëve. Unë nuk e kam nënshkruar sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme. Kam shprehur gatishmërinë për ta nënshkruar. Dëm që nuk është nënshkruar sot por pala serbe nuk e bëri këtë”.